Thursday, 23. April 2026
Sport

Juventus mendon për post-Di Maria, Berardi në radarët e bardhezinjve

GS 02/07/2023 1 Min. Lesezeit

Angel Di Maria u largua nga Juventus duke mos e rinovuar kontratën e tij dhe tashmë klubi bardhezi po mendon për një zëvendësues në atë rol.

Drejtori i ri sportiv i Juves, Giuntoli, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti, po mendon të sjellë në Torino Berardin e Sassuolos.

Gjithsesi, për sulmuesin italian ka konkurrencë, pasi Milan dhe Lazio janë pas gjurmëve të lojtarit italian./h.ll/abcnews.al

Teilen: