Liverpool, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig pritet të zhvillojnë një garë të fortë në verë për shërbimet e Dean Huijsen. Mbrojtësi në pronësi të Juventus i huazuar te Roma ka spikatur me paraqitjet këtë sezon dhe tashmë, 18-vjeçari i cili la Kombëtaren e Holandës, për atë të Spanjës ka zgjuar interes te klubet e rëndësishme europiane.
Mirëpo, për shkak të vështirësive financiare, “Zonjës së Vjetër” i është kërkuar të bëjë shitje në verë dhe Huijsen pritet të jetë njëri prej tyre, megjithatë ky nuk pritet të jetë shitja e tyre e vetme, në repartin e prapavijës, pasi në dyshim është edhe e ardhmja e “shtatlartit” brazilian, Gleison Bremer, i cili pritet t’i kushtojë skuadrave të tjera, minimalisht 60-70 milionë euro.
Megjithatë, nuk mbaron me kaq, pasi “Bardhezinjtë” pritet të sigurojnë të paktën 30 milionë euro të tjera për Huijsen, i konsideruar nga shumë si qendërmbrojtësi i së ardhmes, mirëpo deri më tani nuk duket qartë se lamtumira do të jetë e dyfishtë, por nuk përjashtohet as e kundërta. /i.m