Pas humbjes kundër Como në kampionat, Juventus tani i kthen sytë nga ndeshja e kthimit e fazës eliminatore të Champions League kundër Gallatasaraj. Ndeshja do të luhet në Torino të mërkurën në mbrëmje.
Sfida e parë në Turqi u fitua 5-2 nga vendasit, ndaj për bardhezinjtë e trajnerit Luciano Spalletti nis një jave vendimtare për sezonin, që do të përfundojë me ndeshjen e Serie A kundër Roma, në Olimpico.
Juventus ka shtatë ditë për të luajtur jo vetëm për fushatën e tyre aktuale evropiane, por edhe për një shans të mirë për të përfunduar në vendin e katërt në Serie A dhe situate nuk duket shumë pozitive.
Në prag të ndeshjes së Champions, gjendja e Yildiz mbetet për t’u vlerësuar. Turku pësoi një mavijosje në pulpën e majtë në ndeshjen kundër Como dhe do të vlerësohet ditë pas dite. Edhe Gleison Bremer është stërvitur veçmas.