Juventus po përballet me Genoa-n në “Allianz Stadium”, ku pjesa e parë është mbyllur 2-0 për bardhezinjtë, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Duke qenë se dy rivalët kryesor për vendin e katërt, që të kualifikon në Champions League, Como dhe Roma lanë pikë këtë javë, Juventusit nuk i falet hapi fals.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku pas një aksioni të gjatë, ishte Gleison Bremer, i cili shënoi ne kokë. Në mintuëne 16-të, kundërsulm i shpejtë i bardhezinjve, Francisco Conceicao asiston, Weston McKennie shënon.
Pjesa e parë mbyllet në avantazhin e dyfishtë për bardhezinjtë në, shifrat 2-0. Edon Zhegrova gjendet në stol dhe për të pritet të ketë disa minuta në pjesën e dytë.