• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus nxjerr në ankand sulmuesin e kombëtares

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federico Chiesa është duke shijuar pushimet, ndërkohë që rreth tij po vërtitet e gjithë merkato e Juventus.

Sulmuesi 25-vjeçar duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Allegri, ndaj dhe pritet të largohet këtë verë, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2025 me bardhezinjtë.

Juventus pret një ofertë të mirë për të, ndërkohë që pretendentët nuk mungojnë. Tri skuadra nga Premier League janë interesuar për sulmuesin e kombëtares italiane: Aston Villa, Liverpool e së fundi Newcastle.

Skuadra që janë të gatshme të paguajnë edhe 7 milionë euro rrogë për sulmuesin.

Newcastle, që thuajse ka siguruar një tjetër italian (Sandro Tonali) duket në “pole” për të siguruar shërbimet e Chiesa, por edhe dy skuadra jashtë Anglisë janë interesuar për Chiesa. Bëhet fjalë për Bayern Mynih e PSG. Vlera e Chiesa ësshtë rreth 60 milionë euro ose të paktën kaq kërkojnë bardhezinjtë.

Newcastle ka ofruar deri më tani 50 milionë, ndërsa Liverpool e Aston Villa kanë shkuar deri në 40 milionë euro. Te PSG duhet fillimisht të lirojnë hapësira para se të veprojnë në merkato, ndërkohë që bavarezët janë interesuar e presin të ndërhyjnë në momentin e duhur.

Next Post

​Shqipëria ngjitet tri vende më lartë në renditjen e FIFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.