Pas barazimit pa gola (0-0) përballë Romës, Juventusi frenon përsëri. Kësaj here ishte Empoli, e cila edhe falë kontributit të Ismajlit, ka arritur që të marrë një pikë përballë “Zonjës së vjetër”.
Pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar ka ironizuar sulmuesin e Juventusit, Vlahoviç duke ka ripostuar në historinë e tij në “IG” postimin e gazetarit kosovar Arlind Sadiku, i cili kishte shkruar: “Nëse kërkonin këtë sulmues të Juventusit (i referohej Dushan Vlahoviç), mund ta gjeni në xhepat e Ismajlit”.