Juventus ka një periudhë të gjatë që monitoron nga afër mesfushorin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
Edhe pse javët e fundit serbi ka deklaruar që nuk dëshiron të largohet nga klubi kryeqytetas, raportime të tjera vijnë në lidhje me këtë situatë nga mediat italiane.
Sipas “Il Messagero”, Juventus nuk i ndahet mesfushorit të talentuar që ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2024 dhe kështu klubi bardhezi ka gati një ofertë prej 30 milionë euorsh për të./h.ll/abcnews.al