Juventus po përjeton një moment jo shumë të mirë, duke qenë në rrezik serioz për të mbetur jashtë Champions League sezonin e ardhshëm. Në rast se bardhezinjtë ia dalin të sigurojnë biletën për në Champions, drejtuesit e klubit pritet të ndërhyjnë fuqishëm në merkato.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se objektivi kryesor i Juventusit për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm është transferimi i Mason Greenwood. Anglezi po shkëlqen tek Olimpique Marseille, ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 8 asiste deri tani këtë sezon.
Klubi francez pretendon të sigurojë 70-80 milionë euro në rast largimi të sulmuesit francez, shifër kjo e vështirë për t’u përballuar nga Juventus. Megjithatë, bardhezinjtë po shqyrtojnë dhe mundësi të tjera për të ulur koston e këtij operacioni, ku nuk përjashtohet mundësia të përfshihen edhe lojtarë të tjerë nga ana e Juventusit.