Monday, 9. February 2026
Futboll

Juventus siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, gjen gjuhën e përbashkët me mesfushorin që luan në Bundesligë

GS 09/02/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus mesa duket ka siguruar që tani përforcimin e parë për sezonin e ri. “Corriere dello Sport” zbulon se bardhezinjtë kanë rënë parimisht dakord dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale me mesfushorin austriak të Leipzig, Xaver Schlager.

28-vjeçarit i skadon kontrata me klubin gjerman në fund të këtij sezoni dhe ai do të largohet si lojtar i lirë, një arsye më shumë për Juventusin për të siguruar shërbimet e tij.

Schlager është një titullar i rregullt te Leipzig dhe te kombëtarja austriake si dhe gëzon cilësi të mira fizike dhe taktike, që e bëjnë atë një opsion tërheqës për mesin e fushës.

Teilen: