Friday, 3. April 2026
Futboll

Juventus synon blerjen me parametrin zero në Spanjë, 7 gola e 7 asist këtë sezon për 21-vjeçarin

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus po e monitoron nga afër Chuki, një mesfushor me tipare sulmuese, që aktualisht luan për Valladolid, një klub në Serie B spanjolle. Lajmin e konfirmoi e përditshmja spanjolle “AS”.

Mediat shtojnë se vëzhguesit e Juventus kanë qenë në javët e fundit për ta parë nga afër lojtarin 21-vjeçar, kontrata e të cilit me klubin spanjoll skadon në qershor. Pra, bëhet fjalë për një blerje me koston zero.

Chuki ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë shtatë asiste këtë sezon. Ardhja e tij në Torino nuk është e lehtë, pasi ka shumë konkurrencë nga Bundesliga: klube të shumta e konsiderojnë 21-vjeçarin një talent të ri.

Teilen: