Edon Zhegrova ka nisur punën me Juventus. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës zhvilloi seancën e parë stërvitore me “Zonjën e Vjetër”, duke u bashkuar me grupin e skuadrës së drejtuar nga Igor Tudor.
Sipas mediave pranë klubit juventin, futbollisti 26 vjeçar u impenjua gjatë gjithë programit stërvitor, megjithëse ende duhet të gjejë formën e tij pas një mungese të gjatë.
Zhegrova ka disa muaj që nuk luan, për shkak të dëmtimit dhe periudhës së nevojshme të rikuperimit.
Gjithsesi, fakti që ka nisur stërvitjen me grupin është shumë pozitive për Zhegrovën, që u transferua nga Lille në merkaton e verës.
“Zonja e Vjetër” shpenzoi rreth 20 milion euro për kartonin e tij, ndërsa futbollisti firmosi një kontratë 4 vjeçare, nga e cila do të fitojë 2.5 milion euro bashkë me bonuset.
Këto shifra tregojnë besimin që klubi juventin, por që sulmuesi shqiptar duhet ta shpërblejë në fushë me asistë dhe gola.
Por për këtë duhet të presë dhe pak javë.
Juventus do të kthehet të luajë për Serie A pas pushimit të kombëtareve në një sfidë të madhe siç është “Derbi I Italisë” kundër Juventus.
Ka pak shanse që ai të luajë në ndeshjen e së shtunës, ndërsa pritet të ingranohet me skuadrën bardhezi duke marrë minuta ndeshje pas ndeshje. / abcnews.al /