Tuesday, 24. February 2026
Sport

Juventusi “blindon” edhe McKennie, rinovim deri në 2030-ën për mesfushorin polivalent

GS 24/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në fillim zyrtarizimi i rinovimit të Kenan Yildiz deri në 2030-ën dhe tani zgjatja e kontratës me Weston McKennie. Amerikanit i skadon kontrata aktuale në qershor dhe drejtuesit e Juventusit kanë gati të renë. Bardhezinjtë duket se po punojnë për të ardhmen në këtë moment krize rezultatesh, me tri humbje radhazi në kampionat dhe Kupë.

Për firmën me mesfushorin amerikan pritet vetëm zyrtarizimi. Ai është një lojtar që garanton cilësi në çdo rol dhe klubi është bindur. Edhe trajneri Spalletti e di mirë se çfarë është në gjendje të bëjë McKennie. Javën e arddhshme pritet të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Kontrata e re do të jetë deri në 2030-ën, me një pagë që i kalon 4 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe bonuset. Rinovimi me McKennie është etapa e radhës e një historie që dukej e destinuar për t’u ndërprerë disa herë më parë. Tani ajo duket e konsoliduar, me një firmë që e certifikon amerikanin të rëndësishëm për projektin bardhezi.

Teilen: