Qeveria italiane vihet në lëvizje pas asaj që ndodhi me Juventusin në këtë sezon. Pasiguria e fundit të kampionatit, legjislacioni jo i plotë sportiv për të trajtuar tema si fryrja e bilanceve apo plusvalencat, si dhe ndryshimi i renditjeve gjatë një sezoni, po detyron qeverinë që të bëjë modifikime në ligje dhe normat ligjore në vend.
Sipas “ANSA”, është bërë gati që tani një projektligj për të riformuar rregulloret edhe sa i përket drejtësisë sportive, pasi ndryshimi i vazhdueshëm i klasifikimit për shkak të dënimeve dhe apelimeve, pengon zhvillimin normal të aktiviteteve, cilado qofshin ato.
Do të kërkohet edhe disiplinimi i delegimit të mandateve në organizma të ndryshëm, ashtu si edhe trajtimi i plusvalencave dhe si duhen interpretuar në bilancet e klubeve. Gjithçka pritet të vendoset pas muajit korrik, në mënyrë që në edicionin e ardhshëm, nëse ndonjë klub do të përballet me situatën e Juventusit, të mos shfaqë të njëjtat problematika me të cilat u ndesh Seria A në këtë edicion.
PANORAMASPORT.AL