Duket se “lufta” midis Juventusit dhe Leonardo Bonuçit nuk ka mbaruar ende. Së fundmi ish-kapiteni i bardhezinjve zgjodhi të fliste se si qëndron e vërteta e divorcit që ai pati me “Zonjën”. Sipas tij, Bonuçi u informua në korrik se nuk do të ishte pjesë e skuadrës dhe se gjithashtu prezenca e tij do ta dëmtonte ekipin.
“Kam lecuar dhe kam dëgjuar gjëra të pavërteta të thëna nga Juventusi dhe trajneri (Alegri). Është e pavërtetë që unë isha informuar në tetor dhe në shkurt që do të largohesha nga skuadra. Madje në maj isha i gatshëm të isha zgjedhja e pestë ose e gjashtë në mbrojtje.
Kisha ndjerë diçka, pasi lexoja gazetat. Më 13 korrik, Xhuntoli dhe Mana erdhën te shtëpia ime dhe më thanë se nuk isha më pjesë e planeve të Juventusit dhe se prezenca ime do të dëmtonte rritjen e skuadrës. Ky është poshtërimi që më bënë pasi kisha luajtur më shumë se 500 ndeshje në ngjyrat bardhezi.
E vlerësoj solidaritetin që disa lojtarë, nga ata që janë ende pjesë e skuadrës, por edhe nga ata që luajnë për klube të tjera. Të gjithë treguan simpatinë e tyre ndaj meje pas këtij mosrespektimi që më bëri Juvja”, u shpreh Bonuçi.
PANORAMASPORT.AL