Sunday, 16. August 2026
Sport

Juventusi dhe Aston Villa janë afër një marrëveshjeje për Emiliano Martinezin

GS 16/08/2026 1 Min. Lesezeit

Emiliano Martinez është pranë një transferimi te Juventusi. Portieri, fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën pritet të largohet nga Anglia pasi Aston Villa ka marrë një ofertë të re nga klubi i Torinos.

Oferta, me vlerë rreth 10 milionë euro duke përfshirë bonuset, është shumë pranë shifrës së kërkuar nga Aston Villa.

33-vjeçari prej kohësh ka arritur marrëveshjen me ekipin piemontez, i cili nuk i beson më Michele Di Gregorio-s dhe Perin-it.

Teilen: