• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi dhe dilema Gyokeres: A ia vlen 70 milionë euro, për një tjetër “rast si Koopmeiners”

18/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prioriteti kryesor i Juventusit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere është përforcimi i repartit ofensiv, i cili aktualisht përballet me disa pasiguri, përjashtuar vetëm të ardhmen e Kenan Yildiz, i cili pritet të rinovojë deri në vitin 2030.

Situata e Dusan Vlahovic mbetet delikate, pasi kontrata e tij përfundon pas një viti dhe ende nuk është vendosur për të ardhmen e tij. Ndërkohë, klubi po punon për të zgjatur huazimin e Randal Kolo Muani, me qëllim që këtë herë të përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Arek Milik, që së fundmi ka rinovuar, vazhdon të jetë një pikëpyetje nga aspekti fizik dhe mund të huazohet. Në të njëjtën kohë, Samuel Mbangula shihet si një mundësi për fitim kapital, me klubin që po shqyrton ofertat për të.

Në këtë situatë, Juventusi synon të afrojë të paktën një sulmues të rëndësishëm — dhe dy nëse largohet Vlahovic. Objektivi kryesor aktual është Viktor Gyokeres, 27-vjeçari suedez i Sporting Lisbonës.

Klubi portugez ka refuzuar një ofertë të Arsenalit me vlerë 60 milionë euro plus bonuse, duke e cilësuar të pamjaftueshme. Sporting kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit, një shifër që Juventusi duket se është i gatshëm ta arrijë.

Plani i Juventusit për Gyokeres përfshin një shumë fikse prej 60 milionësh të shpërndarë në disa vite financiare, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh të arritshëm — si kualifikimi në Ligën e Kampionëve, numri i ndeshjeve dhe golave të shënuar.

Gyökeres, një tjetër “rast Koopmeiners”?

Në një treg ku sulmuesit cilësorë fillojnë nga 60–70 milionë euro, pyetja që lind është: a është Gyökeres vërtet një sulmues që i justifikon këto shifra dhe a mund të bëjë diferencën në Serie A?

Kjo dilemë i çon analistët drejt një krahasimi me transferimin e Teun Koopmeiners te Juventusi. Holandezi, që kushtoi 61 milionë euro, nuk arriti të justifikojë pritjet në sezonin e tij të parë dhe është cilësuar si një zhgënjim.

Si Gyokeres ashtu edhe Koopmeiners kanë disa ngjashmëri të dukshme: janë të së njëjtës moshë (të lindur më 1998), erdhën nga kampionate të dyta në rang evropian dhe shpërthyen në klube që nuk janë top-5 në kontinent. Gyökeres ndriçoi me Sportingun pasi kaloi në mënyrë modeste në Swansea dhe Coventry, ndërsa Koopmeiners shkëlqeu me Atalantën pas pesë viteve të padukshme te AZ Alkmaar.

Një mësim nga e kaluara, jo gjithmonë duhen miliona

E kaluara e afërt e Juventusit, veçanërisht nën drejtimin e Beppe Marottas, tregon se ciklet fituese mund të ndërtohen edhe pa shpenzime marramendëse: Pirlo dhe Pogba erdhën me parametër zero, Vidal për 12 milionë euro dhe Marchisio ishte produkt i akademisë.

Drejtori aktual sportiv, Damien Comolli, duhet të reflektojë mirë para se të bëjë një tjetër investim kaq të madh.

Nëse Gyokeres nuk përmbush pritshmëritë, rreziku është që Juventus të përjetojë një tjetër “rast Koopmeiners” – një paralajmërim që nuk duhet anashkaluar. 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.