• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi dhe Man United në garë për Mottan

06/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi dhe Manchester United raportohet se janë të interesuar për Thiago Mottan.

Kontrata e italianit skadon në fund të sezonit, por “Rossoblu” shpreson që ai të zgjasë qëndrimin në “Stadio Dall’Ara” përtej verës.

Bologna aktualisht ndodhet në vendin e katërt në tabelën e Serie A, vetëm dy pikë poshtë Juventusit të vendit të tretë dhe ka një shans të artë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e saj.

Puna e mirë e bërë nga Motta ka bërë që klubet e mëdha të interesohen për të.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi dhe Manchester United janë ndër admiruesit më të mëdhenj të 41-vjeçarit, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Agjenti i tij, Dario Canovi, ka thënë së fundmi se Motta me siguri do të jetë trajner në Ligën e Kampionëve një ditë.

Aktualisht, Bologna ka më shumë shanse për të luajtur në kompeticionin elitar të Evropës sesa “Djajtë e Kuq”, të cilët janë tetë pikë larg katërshes së parë në tabelën e Premierligës.

Në anën tjetër, Juventusi është i treti në Serie A, por fitoi vetëm një ndeshje në ligë nga nëntë e fundit dhe po rrezikon top-katërshen me formën që po kalon. 

Next Post

Po shkëlqen me Lilën në Francë, dy “big” të Serisë A kërkojnë Edon Zhegrovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.