• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, January 13, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi dhe Milani shqyrtojnë një shkëmbim të madh gjatë janarit

11/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi dhe Milani po konsiderojnë një shkëmbim të mundshëm lojtarësh gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të Tuttosport.

Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi që përfshin Federico Gatti dhe Ruben Loftus-Cheek.

Mundësia u diskutua gjatë një takimi të zhvilluar të premten, ku morën pjesë trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, drejtori ekzekutiv Damien Comolli dhe drejtori i ri sportiv, Marco Ottolini. Bëhet e ditur se në ditët në vijim mund të ketë bisedime konkrete midis të dy klubeve.

Prioritetet e Juventusit në këtë merkato mbeten një mesfushor qendror i gjithanshëm dhe një zëvendësues për Kenan Yildiz. Spalletti ka theksuar se do të nënshkruajë vetëm lojtarë që mund t’i shtojnë cilësi ekipit dhe të mos prishin ekuilibrin e arritur në javët e fundit.

Sipas Tuttosport, trajneri i Juventusit është admirues i Loftus-Cheek, i cili kohët e fundit ka refuzuar një transferim te Lazio, pavarësisht interesit të ish-trajnerit të tij te Chelsea, Maurizio Sarri. Loftus-Cheek kërkon më shumë minuta lojë, me shpresën për të qenë pjesë e skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës 2026, dhe Juventusi mund t’i ofrojë mundësi më të shumta për të treguar vlerën e tij.

Fizikaliteti dhe shkathtësia e Loftus-Cheek do t’i përshtateshin taktikave të Spallettit, ndërsa Gatti do t’i lejonte trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, të forconte qendrën e mbrojtjes në pjesën e dytë të sezonit.

Next Post

Atletikë/ Almgren stratosferik, vendos rekord të ri në garën e 10km në Valencia!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.