• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi do Karim Adeyemin, Dortmundi i kërkon 50 milionë euro

29/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi dëshiron të nënshkruajë me Karim Adeyemin, por Borussia e Dortmundit po bëhet barrierë e pakalueshme. Bardhezinjtë po rinovojnë krahët këtë verë e në këtë kontekst Matias Soulé do t’i bashkohet Romës, ndërsa Federico Chiesa pritet të gjejë një destinacion të ri në karrierë.

Prandaj, Thiago Motta pret një ose dy përforcime për krahët para përfundimit të sesionit të transferimit të verës.

Javët e fundit, Adeyemi është shfaqur si një kandidat potencial për këtë rol. Gjatë turneut parasezonal në Gjermani, drejtori i futbollit të Juventusit, Cristiano Giuntoli, shfrytëzoi rastin për të nisur një sulm ndaj lojtarit, duke filluar nga takimi me anëtarët e familjes së tij në Mynih.

Sipas “La Stampas”, Adeyemi është i hapur për t’u transferuar në Torino këtë verë, kështu që bardhezinjtë tani duhet të arrijnë një marrëveshje me Dortmundin.

Juventusi ka nisur tashmë bisedimet me gjigantët gjermanë, të cilët thuhet se janë të vendosur të mbajnë anësorin, nëse oferta nuk do të jetë “luksoze”.

Mësohet se skuadra e Bundesligës i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh futbollistit në përpjekje për të zmbrapsur “Zonjën e Vjetër”.

Natyrisht, Giuntoli nuk është i gatshëm ta shpenzojë këtë shifër për momentin. Addeyemi u bë i njohur gjatë përvojës te Salzburgu, duke u transferuar më pas te Borussia e Dortmundit. Kontrata e 22-vjeçarit me verdhezinjtë është deri në qershor të vitit 2027.

Next Post

Zyrtare/ Calafiori firmos për pesë sezone me Arsenalin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.