Tuesday, 26. May 2026
Sport

Juventusi do ta blejë Conceicaon e Kalulun

GS 22/10/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit ka marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit të krahut, Francisco Conceicao dhe mbrojtësit Pierre Kalulu, njoftojnë mediumet italiane të martën.

Bëhet e ditur se Juventusi ka marrë vendim për t’i blerë kartonët e dy futbollistëve, të cilët i ka huazuar para fillimit të sezonit nga Porto, përkatësisht Milani.

Si Conceicao ashtu edhe Kalulu kanë dëshmuar veten brenda pak muajve me fanellën e Juventusit, ekip që tashmë ka njoftuar Porton dhe Milanin se do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tyre.

Për blerjen e plotë të portugezit Conceicao Juventusi do të paguaj 30 milionë euro kurse 18 të tjera do t’i shpenzoj për kartonin e francezit Kalulu.

Të dy futbollistët do të firmosin kontrata afatgjate me Juventusin dhe blerjen e tyre ekipi italian do ta bëjë zyrtare në fund të sezonit aktual.

Conceicao deri më tani ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim për Juventusin në 4 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka regjistruar 8 ndeshje me fanellën bardhezi.

Teilen: