Një Napoli shumë i bukur në fushë duhej të përkulej përpara një alieni: Xhud Belingham. Në mbrëmjen e “Maradonës”, mesfushori anglez konfirmoi se ka një të ardhme të ndritur përpara.
20-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm pak javë që të befasojë të gjithë me personalitetin e fortë të shfaqur, aftësitë teknike dhe atletike. Dhe komplimentet e një “ujku të vjetër” si Karlo Ançeloti janë “nota” të pakundërshtueshme, duke menduar edhe vetë faktin se ai është njeriu që e sheh nga afër çdo ditë dhe ka në dorë vazhdimësinë ose jo të britanikut.
VIZITA NË “VINOVO” – Dhe të mendosh se në pranverën e vitit 2020, ende pa qenë maxhoren, Xhud së bashku me prindërit e tij zbarkuan në Torino një ditë të bukur për të vizituar qendrat sportive bardhezi, “Vinovon” dhe “Continassa”-n.
Këto janë ditë vendimtare për zgjedhjen e tij profesionale, duke qenë se Belingham e kishte vendosur largimin nga Birmingami dhe thjesht po vlerësonte mundësitë e tij të së ardhmes. Oferta e Juves ishte tërheqëse nga pikëpamja ekonomike, por ajo që nuk e bindte ishte rruga teknike, e cila nënvizonte vetëm një përfshirje të tij në skuadrën U-23 bardhezi, për të kërkuar nga Kategoria e Tretë italiane ngjitjen graduale në ekipin e parë.
Në atë kohë pakkush kishte dëgjuar për Belinghamin, ndonëse djaloshi kishte nisur që të shkëlqente me kombëtaret e ndryshme të moshave, por ideologjia e Juves me të rinjtë ishte e gabuara
FITON BORUSIA – Pas disa javësh reflektimi, megjithatë, familja Bellingam zgjedh Borusia Dortmundin. Investimi i klubit gjerman është 30 milionë euro, por mbi të gjitha verdhezinjtë i garantojnë atij përfshirjen e menjëhershme në skuadrën e parë.
Dhe është ky ndryshim që e bind atë të zgjedhë një klub që vitet e fundit ka treguar qartë se sa hapësirë mund t’u japë të rinjve: nga Haland te Sanço e deri te francezi Dembele.
Shkurtimisht, faktet thonë se Borusia Dortmund e ka kapitalizuar atë investim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se në verë Xhud u transferua në Madrid për 103 milionë, plus bonuse: një marrëveshje, e cila bëri që të harrohej edhe dështimi i Kilië Mbapesë për të mbërritur në Madrid.
PANORAMASPORT.AL