Wednesday, 25. February 2026
Sport

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

GS 25/02/2026 2 Min. Lesezeit

Galatasaray humbi në ndeshjen e kthimit nga Juventusi, por avancoi në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Galatasaray avancoi nga faza “play-off” e Championsit me rezultatin e përgjithshëm 7:5, falë fitores në duelin e parë 5:2.

Të mërkurën mbrëma në Torino, Juventusi fitoi 3:2, rezultat ky që nuk mjaftoi për të eliminuar Galatasarayn.

Në fakt, ndeshja shkoi në vazhdime pasi koha e rregullt përfundoi 3:0 për Juventusin.

Galatasaray golat e kualifikimit tutje, i realizoi në dy vazhdimet nga 15-të minuta.

Manuel Locatelli, Federico Gatti dhe Weston McKennie shënuan për Juventusin, ndërsa golat e kualifikimit për Galatasarayn i shënuan Victor Osimhen në fund të vazhdimit të parë dhe Baris Yilmaz në fund të vazhdimit të dytë.

Juventusi prej minutës së 50-të, ishte me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Loyd Kelly u përjashtua me karton të kuq.

Edon Zhegrova pati paraqitje të mirë edhe pse u inkuadrua në pjesën e dytë.

Ai ndikoi në dy golat e Juventusit me pasimet e tij, ndërsa në fillim të vazhdimit të parë, lëshoi rast të mirë shënimi.

Gjithashtu, Zhegrova tentoi edhe në fillim të vazhdimit të dytë, por portieri i Galatasarayt reagoi mirë.

Zhegrova në këtë përballje u inkuadrua prej minutës së 68-të.

Teilen: