Monday, 2. February 2026
Sport

Juventusi, fitore ndaj Parmës dhe vendi i katërt

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në javën e 23-të të Serisë A, Juventusi  mposhti Parmën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në Tardini dhe, përpara ndeshjes Udinese-Roma, u zhvendos në vendin e katërt në renditje, duke i kaluar verdhekuqtë.

Bardhezinjtë ishin menjëherë efektivë. Bremer zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa McKennie dyfishoi epërsinë. Në pjesën e dytë, Yildiz, i cili nuk ishte plotësisht në formë, u zëvendësua menjëherë nga Miretti. Vendasit e rihapën ndeshjen me autogolin e pabesueshëm të Cambiasos (51′), por tre minuta më vonë, Bremer shënoi me kokë për ta bërë rezultatin 3-1. David arriti të shënonte në minutën e 64-të për një rezultat përfundimtarë 4-1.

Me këtë fitore formacioni i Spallettit është në zonën e Ligës së Kampionëve. Parma mbetet me 23 pikë, por gjithashtu gjashtë pikë përpara Fiorentina dhe zonës së rënies nga kategoria.

Teilen: