Sunday, 26. April 2026
Sport

Juventusi ‘flet’ shqip, uron Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë: Fat i mbarë Edon!

GS 10/10/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i Juventusit ka uruar futbollistin e tij, Edon Zhegrovën, në gjuhën shqipe.

Ky postim i “Zonjës së Vjetër” në “Facebook” erdhi pasi Zhegrova dhe Kosova do të luajnë sonte ndaj Sllovenisë.

“Fat i mbarë, Edon”, shkruan Juventusi në shqip, teksa më pastaj vazhdon në gjuhën shqipe.

“Me kombëtaren e Kosovës, zikaltërti i ri do të luajë në kualifikimet e Botërorit”, vazhdon më tej postimi i Juventusit.

Image

Kosova do të luajë sonte ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Deri tani, Kosova i ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, teksa ka arritur një fitore dhe ka pësuar një disfatë.

Teilen: