M (4-2-3-1) e Federiko Kiezën që çdo ditë e më shumë duket larg Juventusit, bardhezinjtë duket se e kanë në dorë tashmë pasardhësin e italianit. Siç dihej, Mejzën Grinud, ka qenë një objektiv i vjetër i Kristiano Xhuntolit, por mesa duket presingu që drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” i ka bërë lojtarit dhe menaxherit të tij ka dhënë garancitë e para.
Vetë 22-vjeçari ka pranuar destinacionin bardhezi, duke e ditur se Getafe është një skuadër shumë e vogël për cilësitë e tij dhe te Mançester Junajtid nuk e duan më, pas çështjeve të jashtë fushës. Gjithsesi, fakt është se “Djajtë e kuq” kanë ende pronësinë e tij, edhe pse kontrata skadon në 30 qershorin e vitit të ardhshëm. Junajtid i ka hapur rrugën Juventusit që të mund të bisedojë me Grinudin, por duke nënvizuar se kërkon mes 35-40 milionë eurove. Kjo shumë është e tepruar nga ata duke menduar, se bardhezinjtë mund të gjejnë një akord dhe ta presin ta marrin sulmuesin anësor edhe verën tjetër, me parametër zero.
Por në Torino në fillim duan të mbyllin akordin ekonomik me Grinudin dhe më pas të bisedojnë detajet me Mançester Junajtid. Për futbollin e lindur në Bredford, “Gazzetta dello Sport” nënvizon se ka pasur tashmë edhe një telefonatë me trajnerin e ardhshëm të Juventusit, Tiago Mota, që ka bindur Grinudin të japë OK-in për “Zonjën e Vjetër”, por po i njëjti burim mendon se Juvja ka kartën e duhur për të bindur edhe Junajtid. Ai është Samuel Iling-Zhunjor, mesfushori i majtë anglez i torinezëve, për të cilët “Djajtë e kuq” bënë që në janar një ofertë prej 15 milionë eurosh. Iling-Zhunjor, 20-vjeçar, mund të jetë karta e duhur për të mbyllur me sukses atë që te Juvja shihet si pasardhësi i Federiko Kiezës, duke qenë se anglezi e di që me Motën nuk do të ketë hapësirë në Torino.
PANORAMASPORT.AL