Sunday, 16. August 2026
Sport

Juventusi humb Bremerin për disa muaj

GS 03/10/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit ka marrë një goditje të rëndë një ditë pas fitores 3:2 në Ligën e Kampionëve ndaj Leipzigut në Gjermani.

Ekipi italian do të jetë të paktën për gjashtë muaj pa mbrojtësin brazilian, Gleison Bremer, i cili ka dëmtuar ligamentin kryqëzor të gjurit dhe duhet t’i nënshtrohet operimit.

Bremer u dëmtua me të filluar ndeshja kundër Leipzigut dhe lëndimi i tij është konfirmuar edhe nga Juventusi të enjten.

27-vjeçar ishte ndër lojtarët kryesor të Juventusit këtë sezon, në të cilin ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat dhe ishte i padiskutueshëm në përbërjen e trajnerit Thigo Motta.

Ndërkohë, sulmuesi i krahut, Nico Gonzalez që po ashtu u lëndua ndaj Leipzigut, do t’i mungoj Juventusit vetëm në ndeshjen kampionale kundër Cagliarit që luhet të dielën.

Teilen: