Tuesday, 10. March 2026
Sport

Juventusi i kthen shpinën Pol Pogba, Xhuntoli: Ka qenë lojtar i madh, por…

GS 06/10/2024 1 Min. Lesezeit

Pol Pogba mund të marrë së shpejti zyrtarisht përgjigjen nga KAS i Lozanës për çështjen e pezullimit të tij me doping. Mesfushori francez pritet të shohë të reduktuar dënimin e tij katërvjeçar në 18 muaj, gjë që do të bëjë të mundur kthimin në fushat e lojës që në mars.

pogba

Lojtari është ende nën kontratë me Juventusin dhe shumëkush mendonte se mund të bëhej përsëri pjesë e bardhezinjve më të cilët ka marrëveshje deri në verën e vitit 2026.

Por deklarata e sotme e drejtorit sportiv Kristiano Xhuntoli, i mbyll derën në mënyrë indirekte një kthimi të Pogba.

“Ne presim vendimin përfundimtar të KAS-it dhe më pas do të marrim një vendim. Ai ka qenë një lojtar i madh, por është bërë shumë kohë që është i ndalur”, tha Xhuntoli.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: