• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi i tregon derën, sulmuesi italian tani synohet nga Interi

06/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chiesa është gjithnjë e më larg Juventusit, aty ku është jashtë projektit të Thiago Motës, me bardhezinjtë që janë në pritje të ndonjë oferte për t’i gjetur një sistemim të ri. Drejtuesit ia kanë bërë të qartë Chiesas që ka një kontratë deri në qershorin e 2025 prej 5 milionë eurosh në vit, që të gjejë një skuadër të re, me vetë lojtarin që preferon ndonjë skuadër të madhe që të luajë në Champions, por është i gatshëm edhe të qëndrojë duke u përpjekur të bindë trajnerin për cilësitë e tij.

Diçka e vështirë ndërkohë që, në orët e fundit, emri i tij po përmendet gjithnjë e me shpesh me Interin, ku mund të shkojë që në këtë sesion të merkatos. Zikaltrit duhet të arkëtojnë ndërkohë duke zgjidhur situatat me Correan, që nuk bën pjesë në planet e Simone Inzaghit, por edhe Arnautovicit, që, me ofertën e duhur mund, të largohet.

Interi po monitoron nga larg zhvillimet e situatës së Chiesas, që pëlqehet edhe në Angli nga Chelsea e Tottenhami, ndërsa në Itali e shikojnë me sy të mirë dhe Napoli dhe Lazio. Juventus ka ulur pretendimet për lojtarin dhe mund të pranojë edhe një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Tek Interi njëkohësisht shohin të largohet objektivi Gudmundsson, me Fiorentinën që është më pranë tij, dhe Chiesa mund të jetë një alternativë e mirë për Inzaghin. Ndërkohë në klubin zikaltër Valentin Carboni ka zgjatur kontratën deri në qershor të 2029 dhe do të huazohet mejhëherë te Marseja. 19-vjeçari transferohet në Francë në huazim për 1 milion euro, më çmimin e blerjes të fiksuar në 36 milionë euro, plus bonuset si dhe një të drejtë riblerjeje nga ana e Interit për 40 milionë euro.

Next Post

Hummels drejt Premier Leagues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.