Thursday, 26. March 2026
Sport

Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës për përballjen me Sllovakinë

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Gjiganti italian Juventus i ka uruar fat sulmuesit Edon Zhegrova para përballjes ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës.

“Zonja e Vjetër” postoi në rrjetet sociale një foto të yllit kosovar, pak orë para se të nis ndeshja.

“Paç fat Edon. Kosova udhëton për t’u përballur me Sllovakinë këtë mbrëmje në gjysmëfinalen e play-offit të kualifikimit për Kupën e Botës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Juventusi vazhdimisht ka mbështetur Zhegrovën në secilën përballje që Kosova e ka zhvilluar edhe në kualifikueset e Botërorit disa muaj më parë.

Kujtojmë, në mediat italiane edhe kishte raportime se Zhegrova mund të jetë titullar në sistemin e Franco Fodas para përballjes me sllovakët.

Përndryshe, përballja mes Sllovakisë do të zhvillohet nga ora 20:45.

Teilen: