Tuesday, 4. August 2026
Sport

Juventusi insiston për Sorlothin

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Alexander Sorloth.

Trajneri Luciano Spalletti po insiston në Sorlothin edhe pse ditë më parë, Juventusi transferoi francezin Randal Kolo Muani.

Spalletti po e sheh Sorlothin si përforcim të duhur për sulmin dhe si partner të përshtatshëm për Kolo Muanin.

Sulmuesi norvegjez është pjesë e Atletico Madridit, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Juventusi ka nisur negociatat me ekipin spanjoll dhe marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.

Për Sorlothin, Juventusi ka ofruar Nico Gonzalezin, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Atletico Madridi dhe pëlqehet nga trajneri Diego Simeone.

 

 

Teilen: