• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi interesohet për Ismajlin

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paraqitjet fantastike të mbrojtësit Ardian Ismajli këtë sezon në Serie A të Italisë, kanë bërë që skuadra e Juventusit të futet në garë për shërbimet e tij.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Juventusi po monitoron situatën e Ismajlit tek Empoli dhe po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Mësohet se skautët e Juventusit kanë monitoruar nga afër Ismajlin, duke e përcjell në ndeshjen Lazio – Empoli, si dhe do të jenë të pranishëm sonte në Pragë për ta shikuar në ndeshjen Çeki – Shqipëri.

Ismajli është njëri prej lojtarëve kryesor tek Empoli dhe mund të luaj në dy pozita, atë të qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut të djathtë, gjë që po i konvenon shumë Juventusit.

Tek Juventusi janë në kërkim të një mbrojtësi pas lëndimit të Gleison Bremerit dhe po e shohin Ismajlin si zëvendësim ideal për brazilianin që do të mungoj pothuajse deri në fund të sezonit.

Ismajli 28-vjeçar këtë sezon ka 7 paraqitje në kampionatin Italian, ndërsa me Empolin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ai karrierë në Itali ka bërë edhe te Spezia para se t’i bashkohet Empolit në vitin 2021 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Next Post

Çështja e tifozëve, Antimafia heton Interin dhe Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.