Tuesday, 10. March 2026
Sport

Juventusi interesohet për Silvan

GS 22/07/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit ka rikthyer interesimin për portugezin Antonio Silva, pasi është në kërkim të një mbrojtësi të ri.

Juventusi është më herët kishte synuar Silvan, por Benfica kishte refuzuar ofertën e klubit Italian.

Në fakt, transferimi i Silvas te Juventusi mund të realizohet nëse Benfica emëron drejtorin e ri sportive, Rui Braz që është kandidati kryesor.

Silva 21-vjeçar ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Benficas, duke regjistruar 140 ndeshje zyrtare dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Teilen: