• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi interesohet për treshen e Atalantas

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Raportime nga mediumet italiane bëjnë me dije se Juventusi është i interesuar për tre yje të Atalantas.

Bëhet fjalë për Ademola Lookan, Ederson e Mateo Retegui.

Pasi shpenzoi 60 milionë euro për Teun Koopmeiners sezonin e kaluar, duke shtuar këtu edhe transferimet e Pierre Kalulu, Khephren Thuram, Nico Gonzalez, Douglas Luiz, Francisco Conceicao e Juan Kabal, Juventusi duket se do të jetë i zënë edhe këtë verë.

Raportimet e fundit thonë se Lookman po e mendon largimin, pas një përplasje me trajneri Gian Piero Gasperini, pasi e humbi një penallti në Ligën e Kampionëve, në eliminimin nga Club Brugge.

“La Gazetta dello Sport” shkruan se Lookman do të ishte ideal për sistemin e Thiago Mottas, por Juventusi do të përballet me një konkurrencë të ashpër me klubet e Premierligës.

E njëjta është situata me Ederson, i cili po ashtu është i lidhur me një kalim te disa nga top klubet e Europës.

Situata e qendërsulmuesit te Juventusi, bën me dije se klubi interesohet edhe për Mateo Reteguin.

Randal Kolo Muani aktualisht është sulmuesi i parë, por ai është i huazuar dhe “Zonja e Vjetër” nuk ka opsion të blerjes.

Next Post

Përfitimet e majme/ Suksesi në “Botëror”, Reali arkëton 145 milionë euro nëse…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.