Friday, 20. March 2026
Sport

Juventusi jashtë Europës, ja në cilin vit ndodhte për herë të fundit. Tifozët bardhezi kanë kujtime të lumtura…

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi nuk do të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare në këtë edicion pas dënimit që i dha UEFA. Diçka e rrallë për bardhezinjtë që janë ndër klubet kryesore në Itali dhe zakonisht luftojnë për pozitat më të larta në klasifikim.

juventus

Për të gjetur herën e fundit kur Juventusi nuk ia doli që të merrte pjesë në një nga turnetë e UEFA-s. duhet kthyer në kohë në edicionin 2011-2012. Në kampionatin e mëparshëm, Juventusi përfundoi në vendin e 7 në klasifikim, nën urdhrat e Delnerit dhe kësisoj, nuk preu një biletë për Europën.

Drejtimin e skuadrës e mori gjatë asaj vere Antonio Konte dhe pa “shpërqendrimin: e Europës” siç e cilësoi ai, Juventusi bëri mirë në kampionat dhe në fund e mbylli me titullin e parë të ciklit prej 9 kampionatesh radhazi në vendin e parë. Që nga ai sezon pa Europën, Juventusi kishte luajtur gjithmonë në ato pasardhës në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: