Adrien Rabio duhet të qëndrojë në mesfushë, megjithatë në merkato nuk ka garanci.
Trajneri Mota e pëlqen shumë, por kontrata e tij po skadon dhe gjithçka mund të ndodhë. Alternativa e francezit është Lokateli, por Thuram i Niss është gjithashtu në radarët bardhezi.
Për më tepër, për Duglas Luiz është gati të zbarkojë në Torinos dhe e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i kontratës.
Me largimin e Mekenit dhe Iling Juniorit, mesfushorët e tjerë të Juves duhet të konfirmohen. Në sulm, emri më i nxehtë mbetet Grinud, por nuk përjashtohet një rikthim i tretë i Moratës i cili ka deklaruar se do ta mirëpriste një ofertë italiane.
Për spanjollin edhe Roma është në garë, por sidoqoftë, nuk është përparësi. Drejtori Xhuntoli po merret me rinovimin e Kiezës, ndërkohë që dëshiron të blejë edhe Kopmainersin, sidomos në rast se Rabio nuk do të nënshkruajë një akord të ri me “Zonjën e vjetër”.