Mediumi portugez “Record”, ka shkruar të premten se Juventusi ka vendosur që ta paguajë çmimin prej 30 milionë eurove për transferimin e Francisco Conceicaos.
Sipas këtij mediumi, shifra duhet të paguhet deri më 15 korrik.
Conceicao aktualisht është i huazuar te Juventusi nga Porto.
Huazimi i tij është vazhduar për dy javë, deri në mes të korrikut, në mënyrë që të paraqitet edhe në Kupën e Botës për Klube.
Conceicao realizoi dy gola në fitoren 5:0 të Juventusit në Botërorin e klubeve ndaj Al Ainit më herët gjatë kësaj jave.
22-vjeçari, që luan si sulmues i krahut, e përfundoi edicionin 2024-25 me pesë gola e gjashtë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.
Conceicao me qëndrimin në Torino do të përfitojë 6 milionë euro në edicion.