Paul Pogba është ylli i radhës evropian që po kërkohet në Arabinë Saudite.
Mesfushori francez e ka marrë një ofertë të majme nga Al Ahli.
Sipas mediave italiane, futbollistit të Juventusit i është ofruar një kontratë trevjeçare, ndërsa në këtë periudhë ai do të paguhej 100 milionë euro.
Tash mbetet të shihet vendimi i lojtarit, i cili ka dështuar në eksperiencën e dytë në Torino pasi u rikthye nga Manchester United.
Juve nuk do të bënte “mur” në këtë aspekt, por që gjiganti italian i ka kërkesat e tij.
“Bianconeri” i kërkojnë 10 milionë euro për dikur njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Pogban kohëve të fundit nuk e kanë lënë rehat lëndimet dhe ai ka luajtur shumë pak në sezonin 2022/23.
Përfaqësuesi francez mund të jetë vetëm njëri prej shumë yjeve që po përfundojnë në Pro Saudi League.