Skuadra e Juventusit ka kompletuar blerjen e portugezit, Francisco Conceicao, të cilin e ka zyrtarizuar të martën pasi ka kompletuar kontrollimet mjekësore.
Juventusi ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Conceicaos nga Porto, të cilin e kishte huazuar për një vit para fillimit të sezonit të shkuar.
Për blerjen e plotë të 22-vjeçarit, Juventusi ka shpenzuar 40 milionë euro me bonuse kurse Conceicao ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030 me ekipin Italian.
Në 40 ndeshje zyrtare me fanellën e Juventusit, Conceicao ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 6 asistime.