Denis Zakaria duket se më në fund do të largohet nga Juventusi, me një tjetër të padëshiruar të Alegrit që largohet nga Torino.
Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Monakon për shumën e 20 milionë eurove, teksa tashmë priten vetëm vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi nga ana e klubit.
Zvicerani prej kohësh ishte në bisedime me Uest Hemin, por vetëm në momentet e fundit ishte Monako ajo që arriti ta bindte Juventusin.
PANORAMASPORT.AL