Wednesday, 29. April 2026
Sport

Juventusi luan baras me Atalantan, Zhegrova i jep ritëm lojës pas inkuadrimit si zëvendësues

GS 27/09/2025 1 Min. Lesezeit

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Sulemana kaloi Atalantan në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nga Tudor dhanë frytet e saja, pasi Cabal arriti të barazonte rezultatin në minutën e 78-të.

Me inkuadrimin e Edon Zhegrovës në minutën e 64-të, pothuajse të gjitha aksionet e Juventusit u zhvendosën në krahun e djathtë, me Edon Zhegrovën që arriti të kërcënonte disa herë portën e mysafirëve, por pa sukses.

Kësisoj, Juventus mbete në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Napoli që luan nesër kundër Milanit.

Në anën tjetër, Atalanta shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.

Teilen: