Tuesday, 12. May 2026
Sport

Juventusi me ofertë zyrtare për Bernardon

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Bernardo Silva do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me Juventusin dhe Barcelonën që po e kërkojnë.

Megjithatë, Juventusi tashmë ka bërë lëvizjen e parë, në tentimin për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez.

Në fakt, Juventusi po insiston në transferimin e 31-vjeçarit, të cilin po e kërkon trajneri Luciano Spalletti me çdo kusht.

Mësohet se Juventusi i ka bërë ofertë zyrtare Silvas, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Cityn.

Juventusi i ka ofruar Silvas kontratë deri në vitin 2028, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, si dhe pagë vjetore prej 8 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Portugezi prej vitit 2017 është pjesë e Cityt, ekip për të cilin ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Teilen: