• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi merr asist në Itali, Jildiz gati për të kapur Champions-in

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

S ot është një tjetër ndeshje vendimtare për Juventusin e Igor Tudorit, që do të luajë sfidën e prapambetur kundër Parmës në transfertë e cila u shty për shkak të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Tashmë “Zonja” ndodhet në vendin e pestë pasi është kaluar nga Bolonja që mposhti Interin.

Screenshot 2025-04-23 113827

Megjithatë, skuadra e Vinçenzo Italianos ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe fitorja e Juventusit do t’i kthente sërish skuadrat në pozicionet që ishin në fillimin e javës së 33- të. Në “Tardini” nuk është kurrë një ndeshje e lehtë, pasi përballë do të jetë një Parma që u ka marrë pikë shumë ekipeve të mëdha dhe Juventusi mund të mos bëjë përjashtim.

Megjithatë, shtyrja e ndeshjeve të Serisë A të planifikuara për ditën e Pashkëve ka shkaktuar jo pak shqetësime për Fiorentinën, ka zemëruar Lacion, por mund t’i ketë shërbyer si asist Juventusit dhe në veçanti Igor Tudorit, i cili me dy ditë më shumë në dispozicion mund të rikuperojë plotësisht Kenan Jildiz dhe ta aktivizojë që nga minuta e parë në transfertën ndaj Parmës në “Tardini”.

Talenti turk i bardhezinjve, i cili ishte në dyshim për shkak të një dhimbjeje të fortë në kofshë, por që gjithsesi ishte grumbulluar, është kandidat për një vend titullari pas shpinës së Vlahoviç. Nga ana tjetër po shkohet drejt një tjetër pankine për Kolo Muani, dhe pothuajse me siguri Niko Gonzalez pritet në krah të Jildizit, duke qenë se rikuperimi i Teun Kopmeinersit, i cili ishte lënë jashtë listës së të grumbulluarve për transfertën në tokën emiliane përpara shtyrjes, duket më i largët.

Krahasuar me ndeshjen e fundit të fituar ndaj Leçes, duhet të ketë vetëm një ndryshim në formacionin titullar. Andrea Kambiazo do të aktivizohet në krahun e majtë, me Ueston Mekenin që konfirmohet por zhvendoset në të djathtë dhe Niko Gonzalez përkrah Jildiz pas Vlahoviçit. Mbrojtja e përbërë nga Pier Kalulu, Renato Veiga dhe Loid Keli (në pritje të rikuperimit të plotë të Federiko Gatit) mbetet e pandryshuar, ashtu si edhe dyshja në mesfushë e përbërë nga Manuel Lokateli dhe Kefren Turam. Në portë do të jetë i përhershmi Di Gregorio, i cili nuk pritet të lëvizë më nga formacioni bardhezi.

Screenshot 2025-04-23 113736

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten serbe në 1/8-ën e Kampionatit Evropian të Xhudos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.