E ardhmja e Pol Pogbasë do të jetë më e qartë javën e ardhshme për shkak se kundër analizat janë planifikuar në 5 tetor për mesfushorin.
Ai doli pozitiv në testin antidoping pas ndeshjes kundër Udinezes dhe nëse analizat e reja nuk vërtetojnë të kundërtën, futbollisti i Juventusit do të përballet me një skualifikim të gjatë, ndërkohë tashmë ai është i pezulluar dhe klubi i ka bllokuar pagën.
Por kush mund ta zëvendësojë francezin tek klubi bardhezi në merkaton e janarit? Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kandidati kryesor është mesfushori i Totenhemit, Piere-Emile Hojbjerg.
Tashmë pritet të shohim në vijim se çfarë do të ndodh.
PANORAMASPORT.AL