Juventusi në frymën e fundit e ka siguruar biletën për në garat e ardhshme të Champions League.
Nga ana tjetër, dëshpërim e lot të Venezia, bien nga Serie A.
Venezia si vendas ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Juventusi në një atmoferë të zjarrtë.
Për Venezian shënuan Fila (2′) e Haps (55′) dhe për Juven Yildiz (25′), Kolo – Muani (31′) e Locatelli (73′ – nga penalltia).
Juve mori tre pikë duke përfunduar në vend të katërt me 70 pikë e Venezia bie në të 19-tin me 29 sosh.