Tuesday, 24. February 2026
Sport

Juventusi në krizë të thellë, Yildiz shqetëson në prag të sfidës me Gallatasarajin në Champions

GS 23/02/2026 2 Min. Lesezeit

Juventusi është në krizë të thellë rezultatesh. Ecuria e deritanishme flet për kampionatin më të keq të 15 viteve të fundit nga “Zonja e Vjetër”.

Pas disfatës në kampionat kundër Como, bardhezinjtë e kanë kthyer gjithë vëmendjen te ndeshja e kthimit të Play-off-it të Champions League kundër Gallatasarajit. Të mërkurën në mbrëmje luhet akti i parë i një jave të komplikuar dhe delikate, që do të mbyllet me sfidën kundër Romës në “Olimpico”.

Brenda pak ditësh Juventusi luan shanset e rrugëtimit të tij në Europë, por edhe një pjesë të mirë të kuotave për arritjen e vendit të 4-t në kampionat.

Në prag të përballjes me Gallatasarajin shqetëson gjendja e Kenan Yildiz. Futbollisti turk pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së luajtur në “Allianz Stadium” dhe do të shihet ditë pas dite. Koha është e limituar në fakt dhe mungesa e mundshme e Yildiz do të ishte dhimbje koke për trajnerin Spalletti.

Gleison Bremer është stërvitur në mënyrë individuale dhe braziliani është një tjetër pikëpyetje për sfidën e Championsit.

Teilen: