Saturday, 4. April 2026
Sport

“Juventusi nuk është shitje”, familja Agnelli mohon thashethemet e fundit

GS 12/12/2025 1 Min. Lesezeit

“Nuk ka negociata të vazhdueshme në lidhje me shitjen e një pjese të aksioneve të Juventusit”, një zëdhënës i Exor, kompanisë të familjes Agnelli, “mohon kategorikisht thashethemet e fundit në shtyp.”

Pronarët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Juventusi, të cilin gjithmonë e kanë konsideruar një xhevahir familjar.

Selia qendrore e Exor ka mohuar kategorikisht thashethemet e fundit në shtyp që sugjerojnë një shitje të mundshme të një pjese të aksioneve të klubit bardhezi (të listuara në Bursën e Milanos).

Teilen: