Juventusi nuk heq dorë nga Teun Koopmeiners, i cili ka bërë mjaft mirë në sezonet e fundit me Atalantën.
Trajneri Thiago Motta u ka kërkuar drejtuesve një sakrificë për të mbërritur te mesfushori i avancuar holandez.
Dhe “Zonja e Vjetër” po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për kartonin e 26-vjeçarit.
Para që do të vijnë nga shitjet e Soule te Roma dhe Huijsen te Bournemouth.
Atalanta pretendon më shumë. Fituesit e Europa League kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për lirimin e Koopmeiners, me këtë të fundit që ua ka bërë të qartë zikaltërve dëshirën për të luajtur me Juven.
Java e ardhshme do të jetë vendimtare, edhe pse arritja e marrëveshjes finale nuk është një mision i thjeshtë për bardhezinjtë nga Torino.
Gjithsesi, Giuntoli, një nga admiruesit më të mëdhenj të futbollistit holandez, është optimist. Dhe drejtori teknik ngulmon t’i shkojë deri në fund këtij operacioni.
Për t’i dhuruar teknikut Thiago Motta “qershinë mbi tortë” në repartin e mesfushës. Që është përforcuar edhe me emra si Douglas Luiz dhe Khephren Thuram.
Rekordmenët e futbollit italian kanë gati një kontratë deri në 2029 për Koopmeiners, nga e cila futbollisti tulipan do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon.