Monday, 13. April 2026
Sport

Juventusi rikthehet te fitorja

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pas barazimit me Atalantan, Juventusi është rikthyer te fitorja, ku ka mposhtur Torinon e Mërgim Vojvodës me rezultat 2:0.

Vojvoda nuk luajti nga minuta e parë, por hyri në të 84-t për të zëvendësuar Ricardo Rodriguez, shkruan lajmi.net.

  

Federico Gatti ia dha epërsinë “Zonjës së Vjetër”, derisa Arkadiusz Milik e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Juventusi renditet në vendin e tretë me 17 pikë, kurse Torino është në vendin e 12-të me nëntë pikë.

Pas tetë ndeshjeve Juventusi ka një rekord prej pesë fitoreve, dy barazimeve dhe një humbje, nga ana tjetër skuadra e Vojvodës ka dy fitore, tre barazime e tre humbje. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: