• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi siguron ish-mbrojtësin e Milanit, Interi “hakmerret” me yllin e Lacios

09/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi është gjithnjë e më pranë transferimit të menjëhershëm të Tiago Djalos, pasi ka arritur një marrëveshje me Lilën për 3.5 milionë euro, plus bonuset. Mbrojtësi 22-vjeçar portugez është i hapur për transferimin në Torino, kështu që menaxherët po diskutojnë me drejtuesit e “zonjës” për firmosjen e një kontrate deri në qershor 2028.

Djalo

Skuadra bardhezi ka parakaluar Interin, i cili kishte arritur marrëveshjen për ta transferuar me parametër zero në qershor (është në skadencë kontrate). Por klubi francez kishte gjetur një akord me Juventusin prej ditësh dhe ishte përpjekur ta bindte lojtarin që të pranonte menjëherë destinacionin torinez, i cili do t’i garantonte klubit për të mos e humbur të paktën me parametër zero.

Në orët e fundit, Djalo mendohet se është bindur edhe falë një telefonate nga Timoti Ueah (siç raportohet nga “Tuttosport”), megjithatë ai kërkoi të qëndronte menjëherë në ekipin e parë në vend që të huazohej për gjashtë muaj, përsëri në një klub të Serisë A, ashtu siç do të dëshironte Juve në mënyrë që ai të rikuperohej me qetësi nga dëmtimi i ligamentit të kroçatës, pësuar marsin e kaluar.

Por zikaltrit mund të fitojnë një duel tjetër në merkato, siç është transferimi i Felipe Andersonit, mesfushorit të Lacios, i cili ishte gjithashtu në interesin e Juventusit. Ai mund t’i bashkohet zikaltërve me parametër zero në verë, kur t’i skadojë kontrata me bardhekaltrit.

felipe anderson

Në ditët e kaluara e motra menaxhere, ia pat ofruar Felipe Andersonit Juventusit, duke parë se torinezët po hasin vështirësi për të mbërritur te Berardi. Dhe meqë karakteristikat janë pak a shumë të njëjta, Anderson iu ofrua, por Juventusi ka vendosur që të marrë kohë, gjë nga e cila Interi kërkon të përfitojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Uzuni nuk trembet nga shorti i Shqipërisë: Dëshiron t’u shënojë të trejave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.