Friday, 18. September 2026
Sport

Juventusi tregon forcën në Evropë

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Spalletti dhe Juventusi patën një debutim të mirë në Europa League, duke e kapërcyer lehtësisht skuadrën holandeze të NEC në Allianz Stadium, 5-0. Skuadrës italiane iu desh vetëm një pjesë loje për të kapërcyer pengesën jo aq të madhe të NEC Nijmegen.

Nico Gonzalez e kaloi ekipin e tij në epërsi pas nëntë minutash, i asistuar direkt nga Grabara, ndërsa dyfishimi irezultatit mbërriti në minutën e 24-t, me golin e parë të Kerim Alajbegovic që nga mbërritja në Torino. Mbrojtja e NEC ishte në rrëmujë, dhe rreth dhjetë minuta më vonë dhuruan një penallti për një faull të Kabar ndaj Nico Gonzalez. Ëoltemade nuk bëri asnjë gabim nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, Çelik dhe Muani kompletuan fitoren 5-0.

Kështu Juventusi pati një nisje të mirë, duke mposhtur një skuadër modeste si NEC dhe duke fituar tri pikët e para në Europa League. Ndeshja e tyre e radhës do të jetë në Vigo kundër Celtës të enjten, më 15 tetor.

Teilen: